Gazeta Si – Zbuluesit e talenteve te Bajerni kanë gjetur një kampion të ardhshëm te Mainci. Por, për ta transferuar në Bavari atyre iu desh të merrnin edhe dy vëllezërit e tij.
Ky veprim i klubit ka shkaktuar polemika të mëdha në Gjermani, ku pretendohet se po kalohen limitet. Bajerni zyrtarizoi blerjen e 3 vëllezërve nga Mainci, të 14-vjeçarit Aristide, 12-vjeçarit Aviel dhe 9-vjeçarit Aleks Nseke.
E ka konfirmuar këtë lëvizje Jochen Sauer, përgjegjës i i ‘FC Bayern Campus’: “Pasi skautët tanë kontaktuan me prindërit e djemve për të folur për më të madhin, transferimi mund të bëhej vetëm nëse e gjithë familja do të vinte në Mynih”.

Dhe kështu bavarezët u detyrua të merrnin të tre vëllezërit, si dhe të gjente një punë për babanë e tyre.
Bajerni pranoi kërkesën e familjes, duke marrë në sektorin e të rinjve edhe dy djemtë e tjerë, 12 dhe 9 vjeç. Sauer ka theksuar se Maincit i është paguar një shumë e caktuar për formimin e lojtarëve.
Në fakt, talenti i vërtetë është Aleks, 9 vjeç. Për këtë arsye shumë të pasionuar pas futbollit kanë reaguar të skandalizuar. Shumë tifozë gjykojnë se me faktin që u ka gjetur një punë të re prindërve Bajerni legjitimon trafikun e fëmijëve.
“Moralisht është një turp”, “Lërini fëmijët të rriten të qetë” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale. Bavarezët pretendojnë se kanë respektuar rregullat, duke kënaqur familjen që vendosi në mënyrë të pavarur të spostohej në Bavari.
Megjithatë, tifozët dhe jo vetëm ngrenë pyetjen: a ka vërtet një limit për transferimin e minorenëve…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




