Futboll

Bajerni bën goditje të dyfishtë, merr mbrojtësin Blind dhe portierin Somer

Gazeta Si – Futbollisti holandez do të zëvendësojë Lukas Hernandez, jashtë deri në fund të sezonit për shkak dëmtimi. Portieri zviceran do të zërë vendin e Nojerit po të dëmtuar.

Bajerni i Mynihut ka marrë Dalei Blind, 32 vjeç, mbrojtësin e kombëtares holandeze. Ai ishte pa kontratë prej disa ditësh, pasi shkëputi marrëdhëniet me Ajaksin. Lojtari ka lënë Amsterdamin për të kryer vizitat mjekësore në Mynih. Bavarezët kanë gjetur kështu zëvendësuesin e francezit Lukas Hernandez, që dëmtoi gjurin që në ndeshjen e parë të Botërorit.

Portieri zviceran, Jan Somer. Gazeta Si, 5 janar 2023

Blind do të firmosë deri në qershor me klubin e madh gjerman, me opsionin edhe për një vit tjetër. Shumë afër Bajernit është edhe portieri i Zvicrës, Jan Somer, aktualisht pjesë e Borusia Mënshengladbah. Ai do të zëvendësonte Manuel Nojerin e dëmtuar teksa bënte ski.

I lindur në Amsterdam, më 9 mars 1990, Blind e nisi karrierën tek Ajaksi, ku luante edhe babai i tij, Deni. Ai kaloi për një periudhë të shkurtër te Groningenin dhe pastaj u kthye tek Ajaksi. Në 2014-ën u trasferua për 18 milionë euro te Mançester Junajtid, ku qëndroi 4 sezone, për t’u kthyer sërish tek Ajaksi. Mbrojtësi është shpallur 7 herë kampion në Holandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë