Gazeta Si – Bavarezët kanë fituar titullin e 10-të radhazi dhe ky është një rekord për 5 kampionatet më të forta të Europës. Një titull që është siguruar pas fitores 3-1 ndaj Borusia Dortmund, me gola të Gnabrit, Levandovskit dhe Musialas.
Bajern Mynih e ka siguruar titullin matematikisht tri javë para mbylljes së Bundesligës. Për skuadrën e madhe gjermane është titulli i 32-të në histori. E veçanta këtë herë është se është titulli i 10-të radhazi.

Bavarezët kanë triumfuar pas fitores në sfidën direkt me Borusia Dortmund. Ndeshja më pas ia ka lënë vendin festës, ku sigurisht nuk kanë munguar gotat e stërmëdha me birrë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




