Futboll

Bajern Mynih prezanton mbrojtësin Kim dhe argëtohet me 27 gola në miqësore

Gazeta Si – Ka ardhur më në fund edhe zyrtarizimi i mbrojtësit Korean Kim Min-jae nga Bajerni i Mynihut. Marrëveshja ishte mbyllur prej kohësh me ish-lojtarin e Napolit, që ka firmosur deri në 2028-ën me bavarezët dhe ka bërë edhe prezantimin me fanellën e re.

Skuadra e trajnerit Tomas Tuhel ndërkohë ka luajtur edhe një miqësore ndaj Rottach-Egern, që ka përfunduar me rezultatin e thellë, 27-0. Për bavarezët, ndeshje zyrtare apo miqësore, nuk ka asnjë diferencë: tolerimi është zero.

Kampionët e Bundesligës realizuan plot 27 gola në testin veror me Rottach-Egern, një kundërshtar modest. Djemtë e Tuhel e nisën menjëherë me marsh të 5-të, duke shënuar pas 3 minutash me Musialan. Mesfushori i datëlindjes 2003 shënoi 5 gola në këtë ndeshje.

Katër gola shënoi Sabitzer dhe 3 Gnabri, golat e tjerë mbajnë firmën e Davies, Laimer, Mazraoui, Upameçano, Sané, Guerreiro, Gravenbersh, Koman e Mané. Një test i lehtë, ndaj një skuadre diletantësh, por që ka treguar vullnetin e lojtarëve të Bajernit për sezonin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë