Futboll

Bajern Mynih me 9 lojtarë pozitivë, e gjithë skuadra duhet të izolohet

Edhe Bajerni i Mynihut kthehet në një vatër Covid-i. Davis, i cili dje është stërvitur normalisht me skuadrën, në mbrëmje ka rezultuar pozitiv ndaj Koronavirusit dhe menjëherë është izoluar.

Bëhen kështu 9 futbollistët e Bajernit që janë pozitivë dhe me shumë mundësi e gjithë skuadra duhet të izolohet. Federata Gjermane e Futbollit është në pritje të vendimit të autoriteteve shëndetësore bavareze në lidhje me shtyrjen e ndeshjes së nesërme ndaj Borusia Mënshëgladbahut, apo jo.

Lojtarët e Bajernit gjatë një feste goli. Gazeta Si, 6 janar 2022

Situata në Gjermani është rënduar së fundi nga përhapja e shpejtë e variantit Omicron dhe pak kohë më parë është vendosur që stadiumet të mbyllin sërish dyert për tifozët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë