Futboll

Bajern Mynih arrin akordin me Kajli Uollker, tani duhet të bindë edhe Sitin

Gazeta Si – Lëvizje interesante në merkaton e Bajernit. Bavarezët kanë arritur akordin me mbrojtësin anglez, Kajli Uollker, sipas mediave gjermane. Por ka edhe një pengesë: duhen bindur edhe Mançester Siti.

Futbollisti i kombëtares angleze dëshiron të jetë titullar me kampionët e Europës, por trajneri Pep Guardiola ka ide të tjera, edhe pse e konsideron Uollkerin të rëndësishëm në skuadër.

Drejtuesit e Bajernit, pas akordit me lojtarin, duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me Mançester Sitin për të finalizuar operacionin dhe për t’i dhuruar një përforcim të rëndësishëm trajnerit Tomas Tuhel. Uollker është një anësorët më të mirë për momentin në Europë dhe me një eksperiencë të madhe.

Bajerni, pas ndryshimeve në kupolën drejtuese, po synon të bëjë blerje të goditura që të kthehet në majat e futbollit europian sa më shpejt. Përveç Uollkerit, Bajerni kërkon me ngulm edhe një tjetër futbollist anglez, kapitenin e kombëtares së ‘Tre Luanëve’, Herri Kejn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë