Kosova

Baerbock: Kosova të bëjë gjithçka për ta siguruar shumicën në KiE

Nga Gazeta ‘Si’-Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock ka folur para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Baerbocku ka përmendur edhe çështjen e Kosovës, për të cilën ka thënë se Kosova duhet të bëjë gjithçka për të siguruar shumicën në favor të anëtarësimit në KiE.

“Ky themel i vlerave ka tërheqje – veçanërisht për demokracitë e reja. Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjësit në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, thuhet në një postim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Twitter


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë