Babë e bir arrestohen në Tiranë pas finalizimit të operacionit të koduar policor “Parandalimi”. Në pranga është vënë 39-vjeçari Skënder Jonuzi dhe djali i tij E. Jonuzi, 16 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kishin grumbulluar informacione në rrugë operative se babë e bir po qarkullonin me një triçikël, me armë zjarri me vete. Bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në rrugën “Ali Kolonja” 39-vjeçari dhe djali i tij u vunë në pranga.
Gjatë kontrollit të triçiklit u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Po ashtu, për rastin është proceduar penalisht një 68-vjeçare e cila dyshohet si i ruante në banesën e saj armët e zjarrit të dy të arrestuarve. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




