Gazeta Si - Babë e bir, me iniciale A.H., dhe A.H., janë arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi iu gjetën në kamionin me të cilin udhëtonin një sasi prej rreth 56 kilogram lëndë narkotike.
Për ngarkesën autoritetet policore vunë në pranga transportuesit, babë e bir, 68 vjeç dhe 35 vjeç nga Tirana.
Droga u zbulua gjatë kontrollit me skaner të kamionit. Ajo ishte e fshehur brenda 44 shufrave metalike të vendosura në pjesën e tavanit të rimorkios.
Përveç kanabisit, policia sekuestroi edhe 1300 euro. Po ashtu në kërkim u shpall edhe një 38-vjeçar, i dyshuar si posedues i drogës dhe bashkëpunëtor në trafikun e saj
Në vijim të veprimeve procedurale u shpall në kërkim një 38 vjeçar, pasi dyshohet si posedues i lëndës narkotike dhe bashkëpunëtor në trafikimin e saj.
Sipas policisë, dyshohet se destinacion i drogës ishte Greqia e më tej Turqia. Ata kanë deklaruar në polici se nuk kishin aspak dijeni për drogën që ndodhej në kamionin e tyre, i cili u fut në skaner sipas procedurave dhe atje u konstatua lënda narkotike e fshehur në rimorkio.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.