Gazeta Si – Një 34-vjeçar është plagosur rëndë me sende të forta në Gramsh, për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
Policia thotë se babë e bir, respektivisht 51 dhe 27 vjeç, të përfshirë në ngjarje, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ndodhi në zonën e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, ku gjatë përleshjes u përdorën sende të forta dhe një thikë.
Përveç arrestimit të babë e bir, që sulmuan 34-vjeçarin, u arrestua edhe vetë ky i fundit për dyshimin e kanosjes ndaj njërit prej tyre. Materialet procedurale do t’i referohen më tej Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




