Kosova

Babai i ndërroi jetë/ A do e lejojë Haga Thaçin të vijë sërish në Kosovë?

Nga Gazeta ‘Si’- Pasi babai i ish-presidentit të Kosovës ndërroi jetë, avokati i tij ka kërkuar nga Haga që Thaçi të lejohet të marrë pjesë në varrim.

Në raste vdekjesh, Specialja nuk ka lejuar asnjë të akuzuar që të vijë në Kosovë në ditën e varrimit. Vizitat janë lejuar pas disa ditësh, për të shmangur konktaktet me njerëz.

Thaçi dhe forcat speciale të Hagës gjatë vizitës së tij në Kosovë, 13 mars 2025

Duke parë problemet që ka pasur më herët, kur vetëm pas shumë refuzimesh Thaçi mori leje për të ardhur në Kosovë më 13 mars për një vizitë në spital, mbetet të shihet nëse Gjykata Speciale do t’ia lejojë vizitën sërish.

Avokati i tij Arianit Koci ka deklaruar se Gjykata Speciale ka bërë padrejtësi duke refuzuar kërkesat e mëhershme dhe shkruan se drejtësia është edhe humanizëm ndaj ai duhet të lejohet të vijë në Kosovë.

“Drejtësia nuk është vetëm procedurë dhe rregull. Drejtësia është edhe ndjeshmëri. Është të kuptosh kontekstin. Është të mos e trajtosh një njeri që ka sakrifikuar për këtë vend sikur të mos kishte histori, sikur të mos kishte familje, sikur të mos kishte dhimbje.

Tani, nuk ka më justifikime. Duhet t’i jepet leja për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Kështu e do humanizmi. Kështu e kërkon drejtësia. Prehu në paqe, Haxhi Thaçi. E vërteta mund të vonojë – por nuk humb kurrë”, ka shkruar Koci në rrjete sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë