Ka ndodhur

Babai i dërgon të birit lëndë narkotike në burgun e Fierit

Babai i një të dënuari në burgun e Fierit, është arrestuar pasi ka tentuar që t’i fusë djalit lëndë narkotike në burg. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe rasti është zbuluar nga gardianët gjatë kontrollit të ushtruar në pakon postare të dërguar nga i arrestuari.

Në pako  janë konstatuar të kamufluara dhe të fshehura mirë 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë