Futboll

Babai-agjent i Mesit del hapur: Leo dëshiron të kthehet te Barcelona

Gazeta Si – Jorge Mesi, babai-agjent i Leos, ka folur për të ardhmen e ‘Pleshtit’ pas një takimi me presidentin e katalanasve, Johan Laporta.

Te Barcelona janë rindezur shpresat për rikthimin e Lionel Mesit. Babai i tij, që është edhe agjent njëkohësisht, ishte sot në Barcelonë, ku është fotografuar pranë rezidencës së presidentit të klubit katalanas, Joan Laporta. Shumë gazetarë e kanë pyetur në lidhje me rikthimin e mundshëm të Mesit te Barcelona dhe ai ka dalë hapur.

Lionel mesi kur luante me Barcelonen. Gazeta Si, 5 qershor 2023

“Leo dëshiron të kthehet te Barcelona, edhe unë do të doja që të kthehej. Mendoj se mund të ndodhë, do t’i pëlqente, është opsioni i tij i preferuar. Të shohim, kemi shumë gjëra për të folur”, – tha Jorge Mesi.

Leo luajti ndeshjen e fundit me PSG-në dhe më shumë është folur për kalimin e tij në Arabinë Saudite, tek Al-Hilal, klubi që i ofron 800 milionë euro për dy vejt. Edhe Majemi në MLS ka interes për të, por nuk ofron një shifër të tillë.

Pastaj vjen Barcelona, në vështirësi financiare, por argjentinasi mund të ulë pretendimet për t’u kthyer në shtëpi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë