Para

Babagjyshi nuk po vjen për Euron këtë herë

Pas muajit më të mirë të euros që nga 2010-a, tregtarët mendojnë se tradita e përvitshme mund të zhgënjejë këtë vit.

Historia ka treguar se monedha ka tendencën që të fitojë mbi dollarin në muajin dhjetor, por ajo rifitoi 5% në nëntor.

Kjo ndodhi përpara se investitorët të analizojnë situatën makroekonomike për rajonin, ndërsa ai përgatitet për një krizë të mundshme të energjisë këtë dimër.

“Paragjykimi sezonal i euros është i fortë, por rritja në tetor dhe në veçanti nëntori mund të nënkuptojë se lëvizja ka filluar më herët se zakonisht,” tha Derek Halpenny, një drejtues i kërkimit në MUFG, i cili sheh një rënie në barazinë për euron në fillim të 2023-shit. “Bazat për një shitje të qëndrueshme të dollarit amerikan nuk janë ende në fuqi.”

Euro u rrit muajin e kaluar pasi bastet se banka Federale do të ngadalësojë fushatën e saj të rritjes së normave dobësuan dollarin dhe investitorët spekuluan se Kina do të rihapë ekonominë e saj. Disa të dhëna që sugjerojnë se ritmi i rënies së Eurozonës është ngadalësuar, gjithashtu ngritën shpresat se një recesion i pritshëm,  mund të rezultojë më pak i rëndë nga ç’ishte menduar fillimisht.

Tendencat sezonale të monedhës shpesh hidhen poshtë si thjesht rastësi, megjithëse argumenti për flukset specifike në kohë të caktuara vlen për dhjetorin.

Euro është rritur në 15 nga 23 dhjetorë  që nga fillimi i saj. Kjo arrin deri në një rritje mesatare prej 1.5% — më shumë se dyfishi i muajit më të mirë të ardhshëm.

Përformanca historike mund të jetë ndikuar edhe nga normat negative të interesit në Europë.
Do të kishte dalje kapitale nga Europa pasi investitorët kërkonin aktive me rendiment më të lartë diku tjetër, vetëm që ato flukse të ktheheshin në shtëpi gjatë periudhave raportuese të fundvitit. Por tani tregjet po përballen me një regjim të ri të inflacionit dhe normave të larta.

Rreziqet mund të rriten në mes të muajit, kur Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale pritet të ngadalësojnë ritmin e rritjes së normave të interesit. Nëse Fed vazhdon të tregojë rreziqe të larta të inflacionit, kjo mund t’i shtyjë investitorët të kthehen te dollari në kurriz të euros. Të dhëna të mëtejshme mbi presionet inflacioniste mund të vijnë nga të dhënat e javës së ardhshme mbi çmimet e prodhuesve në SHBA, pretendimet për papunësi dhe ndjenjat./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë