Shendet

‘BA.2 është më i transmetueshëm”. OBSH shpjegon se është vështirë të zbulohet edhe nga testet PCR

Që nga shfaqja e tij në fund të vitit 2021, Omicron (ose BA.1) është bërë shpejt varianti dominues i virusit Covid-19. Por tashmë shkencëtarët tani po gjurmojnë një nëngrup të variantit Omicron, i njohur si BA.2, i cili u identifikua për herë të parë në Indi dhe Afrikën e Jugut në fund të dhjetorit 2021. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nën varianti mendohet të ketë 20 mutacione shtesë në proteinën e tij në krahasim me BA.1 dhe kjo e bën më të transmetueshëm. Arsyeja pse disa shkencëtarë i referohen BA.2 si variant “i fshehtë” është sepse ata pretendojnë se nuk është aq e lehtë për t’u zbuluar as nga testet PCR dhe ato të shpejta.


Ekspertët kanë deklaruar se ashtu si varianti Delta, nën varianti BA.2 ka të pranishëm gjenin S që e bën më të vështirë dallimin dhe identifikimin e virusit në trup. Ky variant është bërë dominant në Danimarkë. Shpejtësia me të cilën rastet janë rritur atje dhe në vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar tregon se BA.2 mund të jetë më i transmetueshëm dhe më i aftë për të konkurruar variantin BA.1.


Ekspertët e OBSH kanë deklaruar se rritja e transmetimit ka të ngjarë të zgjasë valën e Omicron në disa vende dhe vaksinimi me tre doza ka efikasitet të lartë në mbrojtjen e infeksionit simptomatik.
Sipas tyre BA.2 nuk duket se shkakton sëmundje më të rëndë, kështu që nuk ka arsye për panik.
“Është e rëndësishme të theksohet se nuk është e pazakontë të kesh nëngrupe të të njëjtit variant – kjo është natyra e një virusi që është në gjendje të ndryshojë. Vaksinat ende ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda dhe gjithashtu mbrojtje kundër transmetimit”, shtojnë ekspertët.


Në bazën e të dhënave publike të gjurmimit të viruseve GISAID që nga 25 janari në të gjithë botën BA.1 përbënte 98,8% të rasteve të paraqitura Por sipas OBSH BA.1 dhe BA.2 janë renditur dhe dy nën variante të tjera shqetësimi të cilat vijnë nga Omicron, si BA.1.1.529 dhe BA.3.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë