Azerbajxhani planifikon të rrisë furnizimet e tij me gaz natyror në Evropë me 30 përqind këtë vit, duke pompuar 10.5 miliardë metra kub (bcm) gaz, tha kompania shtetërore e naftës SOCAR.
“Marrja e një aksesi të drejtpërdrejtë në tregun evropian ka siguruar diversifikimin e kapacitetit eksportues të Azerbajxhanit. Kjo i shton vlerë ekonomisë së Azerbajxhanit, në të njëjtën kohë duke çimentuar pozitën e vendit tonë si furnizues i besueshëm i gazit në Evropë,” citohet SOCAR në një deklaratë të vetën.
Azerbajxhani eksportoi 2.6 bcm gaz natyror në Evropë në tremujorin e parë të 2022.
Vendi filloi dërgesat komerciale të gazit natyror në Evropë përmes Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në fund të vitit 2020.
Tubacioni është pjesa e fundit e Korridorit Jugor të Gazit 3,500 km i gjatë, i cili pompon gaz nga fusha gjigante e Azerbajxhanit Shah Deniz II në Detin Kaspik. /Business Standard
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




