Ka ndodhur

Avokati me COVID, shtyhet sërish çështja e Arbër Çekajt

Shtyhet sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Arbër Çekaj, Donaldo Lushajn dhe Armado Pezakun, të akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë mungesa e avokatit të Donaldo Lushajt, një prej të akuzuarve. Avokati Neshat Fana ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Të pandehurit akuzohen për 613 kg lëndë narkotike të gjetura në një kontenier me banane. Në gjykatën e Apelit prej një viti nuk është zhvilluar asnjë seancë për këtë proces.

Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë më 19 shtator.

Në shkurt të vitit të kaluar në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë.

Pronari i mallit, Arbër Çekaj, pak ditë para sekuestrimit të sasisë së kokainës u largua nga Shqipëria për të humbur gjurmët për disa ditë.

Më pas, ai u prangos nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare në një provincë pranë Dusseldorfit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë