Politike

Avokati i Popullit, Berisha: Tërhiqemi totalisht, nuk marrim pjesë në farsë

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Deklaratën e bëri kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi procesin si farsë, pasi sipas tij PS futi edhe kandidatë të tjerë, siç është Endri Shabani.

“Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjitha firmat, për kandidatura të tjera përvec kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Këta janë kandidaturat tona.

Sot futën kandidaturën e tyre. Kështuqë ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Kjo është një turp i tyre”, tha Berisha.

Deklarata vjen pasi të martën, lista me emrat kandidatë për postin u miratua në Komisionin e Ligjeve me 9 vota pro dhe 3 kundër, duke kaluar kështu në seancën plenare për votim.

Para nisjes së punës në komision, grupi parlamentar i PS u mblodh dhe vendosi të mos propozojë asnjë emër të ri, por të zgjedhë një nga emrat e propozuar nga opozita.

Për këtë post kandidatë janë: Aranita Brahaj, Jola Hysaj, Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Tartar Bazaj, Skënder Haluca dhe Endrit Shabani. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë