Nga Gazeta ‘Si’- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar emrin e kandidatit të propozuar nga Partia Demokratike për Avokat të Popullit.
Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kandidati i propozuar nga PD për Avokat të Popullit është Besim Ndregjoni, kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë.
“Kandidat i Partisë Demokratike është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, zoti Besim Ndregjoni”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit është një proces i mbetur peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023. Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita. 1 nga 7 emrat, Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustadaj, Edison Frangu dhe Erald Aga do të duhet të marrë edhe mbështetjen e socialistëve në mënyrë që të zërë vendin e Erinda Ballancës.
Kjo e fundit është zgjedhur që në vitin 2017, por qëndron ende në detyrë pavarësisht përfundimit të mandatit. Kujtojmë se për votimin e Avokatit të Popullit duhen 84 vota deputetësh në Parlament.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




