Gazeta Si – “FIFA dhe presidenti i saj Xhani Infantino kanë bërë gjithçka që Prokuroria Federale të ‘djegë’ përfundimisht Mishel Platini. Kështu e pengojnë atë që t’i sfidojë për postin e numri 1 të futbollit botëror”.
Kjo është akuza që hedh Dominik Nelen, avokati në gjuhën gjermane i ish-presidentit të UEFA-s. Ai ka folur përballë tri gjykatësve të Gjykatës së Belinzonës në lidhje me procesin ndaj Platini dhe Blater.

Akuza ndaj të dyve është për një pagesë të paligjshme të ish-presidentit të FIFA-s për francezin, në atë kohë president i UEFA-s.
Sipas “L’Equipe”, në sallë debatet nuk janë kufizuar te pagesa e famshme. Në sfond kanë dalë dyshimet e përfaqësuesve të Platini për një bashkëpunim mes FIFA-s dhe gjykatësve zviceranë për të politizuar procesin.
Pas një jave mungesë, Platini është kthyer në gjykatë. Ai është ulur në rreshtin pas Blater. Francezi gjithmonë ka mbështetur tezën e një komplot në dëm të tij.
Për francezin dhe dhe Blater janë kërkuar 20 muaj burg, pas akuzave për “mashtrim dhe abuzim me detyrën”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




