Drejtësia

Avokatët e ‘Metamorfozës’ reagojnë pas kreut të SPAK Altin Dumani: Përgjimet e Sky ECC s’janë prova. Deri tani s’kemi parë asnjë të tillë

Avokatët e të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, kanë reaguar pas intervistës së kreut të SPAK, Altin Dumani, dhënë një ditë më parë në RTSH. Njëri prej tyre, Ylli Manjani, shprehet se ata i janë “përgjigjur Altin Dumanit dhe procesit tejet të sforcuar gjyqsor jo me 1, por me disa vendime gjyqsore të huaja”.

“Janë të gjitha në dosje dhe në vemendje të SPAK, gjithashtu. Në të gjitha ato vendime flitet për gjëra që SPAK dhe Gjykatat tona rrefuzojnë ti pranojnë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sa çkanë çarashikuar ato vendime të huaja për këtë çështje. Gjithashtu, gjykatat e derisotme kanë gjykuar mbi sentencën imponuese të SPAK se të dhënat e SKYecc janë dokumente. Vetëm kur shkuam në Kushtetuese, SPAK ndryshoi qëndrim, duke pranuar atë që pretenduam që në krye të herës se ato të dhëna janë PËRGJIME. Pra, vetë SPAK nxori jashtë loje të tre shkallët e gjykimit. Tani do të duhet t’i nxjerrë formalisht edhe Kushtetuesja. Së fundi bie krejt dakord me Altinin se ato të dhëna duhet të shërbejnë për të gjetur prova dhe jo si provë. Deri më tani asnjë provë s’kemi parë”, shprehet Manjani.

Reagimi i plotë nga: Avokatët pjesëmarrës në çështjen penale nr 09/2023 (njohur si Metamorfoza -1), Ylli Manjani, Gurali Braimllari

“Dëgjuam me shumë vemendje deklarimet e zotit Altin Dumani, drejtues i SPAK në emisonin e gazetarit Alban Dudushi.

Na vjen mirë që më në fund një prokuror i SPAK, aq më tepër drejtuesi i tij, pranon të komentojë në media edhe në lidhje me një cështje konkrete sikurse është ajo që njihet nga publiku si Metamorfoza -1.

Sikurse dihet, gjykimet e deri sotme në këtë çështje janë zhvilluar me dyer të mbyllura prandaj edhe transparenca mbi përmbajtjen e të dhënave dhe debatet në procesin gjqyësor, nga ana jonë ka qenë krejtësisht i kufizuar duke mos dhënë përgjigjet e duhura mbi disa aspekte që “drejtësia Popullore” me “transkripte” të nxjerrja nga dosja dhe nga konteksti, me identifikim të dyshimtë dhe me deformime të përmbajtjes së tyre, ka gjykuar, deklaruar fajtor dhe ka dënuar të gjithë personat e dyshuar të kësaj çështje.

Deklarimet në media të prokurorit Dumani për këtë çështje janë të mirpritura për sa pretendoi se të dhënat e SKY ECC nuk mund të jenë të vetmet në një proces gjyqsor dhe, Prokuroria e Posaçme i kanë përdorur këto të dhëna për të gjetur provat proceduriale.

Në fakt, në dosjen metamorfoza ku ne shërbejmë si mbrojtës dhe gjendemi në krahë të kundërta por përballë Gjykatës, vështirë të gjendet ndonjë provë fizike, gjurmë daktiloskopike, pamje filmike, provë me dokument apo me dëshmitarë, që të provojnë, në mënyrë të pavarur nga përmbajtja e përgjimeve, akuzat që janë ngritur vetëm mbi hamendësimet e bisedave të përftuara nga përgjimet e SkyECC.

Nga ana tjetër, na vjen mirë që drejtuesi i SPAK pranon se ka debat precedurial mes palëve për legjitimitetin e mënyrës së përftimit të dhënave të SkyECC nga autoritet franceze dhe vlerën e tyre në raport me legjislacionin shqiptar. Po, ka patur dhe ka ende debat për këtë gjë.

Për të qartësuar opinionin publik duam të saktësojmë disa momente, për të cilat ndajmë qëndrime të ndryshme me Prokurorët e çështjes një prej të cilëve është vetë zoti Dumani :

Është e vërtete se të tre shkallët e gjykimit kanë vendosur mbajtjen në paraburgim të të dyshuarve mbi bazën e të dhënave të SkyECC, por ato vendime të gjitha janë bazuar në pretendimin e Prokurorëve totalisht të SUPOZUAR se të dhënat e Sky janë DOKUMENTE, janë gjendur dhe sekustruara në serverat e platformës SkyECC. Pra gjykatat kanë refuzuar të konsiderojë traskriptet rezultate të përgjimeve të telekomunikimeve, prandaj nuk kanë vënë në diskutim legjitimitetin e të dhënave të përftuara nga përgjimet në raport me legjislalcionin shqiptar dhe parimet e gjithë pranuara ndërkombëtare (përfshirë jurisprudencën e GJEDNJ).
Prokuroria e Posaçme nuk paraqiti për kohë të gjatë në proces përmbajtjen e vendimeve gjyqësore franceze që lejuan përgjimin apo autorizuan zgjatjen e afateve të tyre duke penguar verifikimin në gjykim të këtyre të dhënave në raport me legjislalcionin shqiptar. Gjykatat e të tre niveleve u pajjtuan me ketë qëndrim imponues të Prokurorisë dhe vazhduan paraburgimin e të dyshuarve me hamendësime dhe supozime të paverifikuara.

Për 15 muaj, prokurorët e Posaçëm kanë mbajtur vetëm qëndrimin imponues se transkriptet janë “prova” të ardhura me letërprosi. Vetëm kur çështja u paraqit nga ne në Gjykatën Kushtetuese, prokurorrët e Posaçëm ndryshuan qëndrim: Në parashtrimet e tyre të dat 16/09/2024 të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, për herë të parë u pranua se transkripet janë rezultate të përgjimeve dhe se vlera e tyre kushtezohet nga përmbajtja e legjislacionit Francez dhe atij Shqiptar.

Pra prokurorët e posaçëm kanë pranuar praktkisht se vendimet e të tre shkallëve të gjykimit për mbajtjen në parabugim kanë rënë, sepse të gjitha bazohen në prezumimin “imponues” se të dhënat e SKYecc janë dokumente ose . “prova dokumentn”; “prova të ftohta” apo “prova digitale” . Prokurorët sot pranojnë se ato të dhëna janë rezultate të përgjimeve. E verteta është se kapja përftimi I atyre të dhënave është kryer sipas ndryshimeve që janë bërë në K.Pr.Penale Franceze në vitet 2013 – 2019, por që nuk parashikohen nga legjislacioni shqiptar.

Legjislacioni shqiptar dhe jurisprudenca e deriitashme e Gjykatës sonë Kushtetuese si dhe e GJEDNJ nuk lejon përdorimin e rezultateve të përgjimeve masive apo të atyre që kryhen nga inteligjenca sekrete, apo bazuar në metodat e saj. Ndaj për këtë duhet të japë qëndrimin e saj Gjykata Kushteutese e cila duhet të shprehet nëse rezulatet e përgjimeve massive, të kryera në kundërshtim me ligjin procedurial shqiptar a përbëjnë të dhëna të mbledhura në mënyrë të paligjshme ,sikurse parashikon neni 32 i Kushtetutës?

Gjykata Kushtetuese shpresojmë të shprehet edhe në lidhje me mandatin e autoritetve tona gjyqësore për të pëdorur transkripteve për hetimin e gjykimin e veprave penale të ndryshme nga trafiku i narkotikëve, sepse autoritet franceze kanë qënë shumë të qartë në këtë pikë.
Sa i takon ftesës që Zoti Dumani na ka bërë për të të paraqitur “një vendim të vetëm nga gjykatat e huaja” duam të sjellim në vemendje se ne kemi paraqitur jo një, por disa vendime të gjykatave të huaja:

Vendimi i Këshillit Kushtetues Francez dhe dokumenteve shoqëruiese të tij , që është edhe vendim bazë nga autoritetit më I lartë gjyqsor i vendit të origjinës se atyre të dhënave që përcakton obligime për respektimine procesit të rrgeul;lt ligjor dhe të drejtën e mbrojtjes.

Vendimet 3 dhe 4 të dt 29 Shkurt 2024 të Seksioneve të bashkuara të Gjykatës së Kasacionit në Italisë që ka unifikuara qëndrimin ligjor për natyrën e transkripteve si rezultate ët përgjimeve dhe të nevojës për testin ligjor të tyre, me përmbajtjen e legjislacionit vendas.

Vendim të Gjykatës së Strasbourg, mbi cështjen aplikantëve Turq të akuzuar për terrorizëm mbiu bazën e komunikimeve në platformën e koduar BY Lock.

Vendimin e Gjykatës së Strasburg mbi cështjen “Big Brothwr Watch” që klasifikon përgjimet masive të kryera nga inteligjenca secrete, të papërdorëshme në proceset penale.

Vendimin e GJEDNJ të dt 24/03/2024 të aplikanëtev anglezë në të cilën janë dhënë definicione të rëndësishme edhe për paligjshmërinë e fazës së idetifikimit të aboneteve të Enchro Chat si dhe të papërdorshmërisë së përmbajtjes së transkripteve

Vendimin e Gjykatës së Luksemburgut të dt 30/04/2024 e cila, në mënyrë shterruese ka përcaktuar trasksriptet si përgjime të telekominikacionit, se ato duhet të respektojë legjislacionin vendas dhe parimet ndërkombëtare për realizimin e përgjimeve si dhe ka dhënë garanci për të drejtën e mbrojtjes për njohjen dhe kundërshtimin e tyre, me pasojë përjashtimin nga fashikulli nëse shkelen këto të dretja të mbrojtjes , duke sqaruar njëherë e mirë statusin legal të këtyre të dhënave duke I dhënë fuqi ligjit të vendit ku ato përdoren

Njoftojmë publikun dhe cdo të intereuar se këto vendime së bashku me spjegimet përkatëse gjenden në dosjen gjyqsore madje edhe përpara gjykatës Kushteutese.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa cfarë argumentojnë këto vendime të huaja, si dhe cfarë ka thënë edhe zoti Dumani në parashtrimin para Gjykatës Kushtetuyese se t ato të dhëna janë rezulatte të përgjimeve dhe vlera e tyre duhet të kushtezohet nga përmbajtja e legjislacionit Francez dhe të atij Shqiptar, pa lejuar asnjë qëndirm inferior dhe përulje ndaj çdo vendimi që nuk përputhet me legjislacioni procedurial dhe kushtetues në Republikën e Shqipërisë".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë