Autoriteti i Aviacionit Civil në Greqi ka njoftuar udhëtarët që duan të futen në shtetin grek për masa të reja kufizuese. Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Greqisë do të karantinohen për 7 ditë.
Pasagjerët e huaj do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë pas mbërritjes në Greqi, veçanërisht ata që vijnë nga Britania e Madhe.
Në të njëjtën kohë, për të dalë nga karantina, pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet t’i nënshtrohen një testi të ri PCR kur të përfundojë periudha 7-ditore.
Në rast se personi i testuar rezulton pozitiv karantina do të zgjasë për 14 ditë.
Në vendimin më të ri, në Greqi deri më 21 janar do të mbeten në fuqi masat kufizuese të hyrjeve të qytetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




