Teknologji dhe Inovacion

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Kujdes! Një mesazh mashtrues po shpërndahet në WhatsApp

Nga Gazeta ‘Si’- Një mesazh që po shpërndahet në aplikacionin e komunikimit WhatsApp, vjedh menjëherë llogarinë nëse klikohet.

Mesazhi vjen me tekst në gjuhën shqipe, por dërgohet edhe në gjuhë të tjera, dhe u kërkon përdoruesve të klikojnë në një link për të votuar në një sondazh.

Edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka paralajmëruar se ky mesazh nuk duhet klikuar.

“Një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh po shpërndahet në rrjetin WhatsApp. Bëni kujdes, ky mesazh është mashtrues”, njofton AKSK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë