Treg

Autoriteti i Konkurrencës: Krahas naftës, monitorohen edhe kompanitë që tregtojnë vaj, miell, sheqer

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se po monitorohen dhe janë nën hetim të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve, pas marrjes së sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur.

Gjithashtu është bërë me dije se janë vendosur nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.Kjo lëvizje është bërë pas rritjes së shpejtë të çmimeve të këtyre produkteve.

“Të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhërit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.”

Autoriteti i Konkurrencës thekson në fund të njoftimit se do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik  duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë