Të premten kanë dalë detaje të reja nga atentati që iu bë 65-vjeçarit Behar Sofia , pranë trotuarit të piramidës.
Raportohet se nga analizimi i kamerave të sigurisë, personi që ka kryer atentatin e ka ndjekur viktimën, e prej disa ditësh e priste tek hyrja e pallatit. Policia ka bërë me dije se në vend ngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe ka dyshime se arma e krimit mund të jetë pistoletë TT me silenciator.
Ndërkaq mediat kanë raportuar se nga pamjet e kamerave, autori i ngjarjes është një mesoburrë i veshur me kostum sportiv të errët dhe fytyrën e ka pasur të mbuluar.
Ndërkaq Policia ka kryer kontrolle në apartamentin e viktimës dhe ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij, e cila ka shprehur se ishte ndarë si çdo mëngjes me të pa pasur një axhendë specifike.
Dje është raportuar se viktima ishte një person i dënuar jashtë vendit për trafikim të lëndëve narkotike, ndërkohë që në Shqipëri kishte disa biznese pranë stadiumit Dinamo, si bar/kafe dhe aktivitete të tjera, të cilat në disa raste janë sulmuar me tritol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.