Gazeta Si – Një 31-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë, kanë vjedhur tre banesa dhe një automjet.
Policia tha se E.B., 31 vjeç, banues në Fitore, është ndaluar dhe vënë në pranga, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit G.S., 28 vjeç, dhe M.Z., 30 vjeç, gjithashtu banues në Fitore.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.