Ka ndodhur

Automjeti ra në zall në Bulqizë, gjendet pas 2 ditësh me shenja jete drejtuesi

Nga Gazeta ‘Si’- Një 27-vjeçar është gjendur brenda një automjeti gjatë mesditës së sotme në zallin e Bulqizës, pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi.

I riu u gjet nga disa fëmijë që po laheshin tek zalli, të cilët më pas lajmëruan banorët e zonës.

Mendohet se i riu ka pësuar aksident dy ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall. Banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 27-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë