Ka ndodhur

Automjeti pësoi defekt dhe u bllokuan, dy turistë francezë shpëtohen në Përmet

Gazeta Si - Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në mesnatë në fshatin Pavar. Turistët u bllokuan për shkak se automjeti me të cilin eksploronin zonën kishte pësuar defekt.

Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë shkuar në zonë, për t’ju ofruar ndihmë.

Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë, në hotelin ku ishin akomoduar, në Këlcyrë, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është transportuar automjeti i tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë