Një aksident me dy të lënduar është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë–Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë, ku një mjet është përplasur kokë me kokë me një furgon, i cili transportonte nxënës shkolle.
Fatmirësisht si pasojë e aksidentit nuk ka patur pasoja të rënda. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë manovra e gabuar e njërit prej mjeteve por edhe lagështia në rrugë.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit, ndërsa dy persona që mbetën të lënduar po marrin ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




