Ka ndodhur

Automjeti i parkuar digjet gjatë natës në Korçë

Gazeta Si – Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Korçë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.14 në rrugën “Partizani”, ku automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit A.Sh që ishte i parkuar, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë