Ka ndodhur

Automjeti del nga rruga në Lushnjë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Gazeta Si – Një i vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë i ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, 13 shtator, në fshatin Çermë Sektor në Lushnjë.

Sipas policisë, një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 47-vjeçare, e cila ishte duke udhëtuar si pasagjere në atë moment.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur tre persona, drejtuesi i makinës, një 63-vjeçar, dhe pasagjerët A.M., 37 vjeçe dhe një 15-vjeçar.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë