Ka ndodhur

Automjeti del nga rruga, 3 të plagosur në Pogradec

Një aksident ka ndodhur pasditen e të enjtes në afërsi të fshatit Vërçun në Pogradec. Një automjet që drejtohej nga 45-vjeçari me iniciale K.G., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shoferi dhe dy pasagjerët M. H., 33 vjeç dhe Xh. H. rreth 30 vjeçe.

Ata janë transportuar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë