Gazeta Si – Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i rëndë, që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Vargolli. Një autobus me targa të huaja është përplasur me një kampion dhe një makinë tjetër, duke shkaktuar lëndimin e 30 personave.

Policia e Kosovës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, është shprehur:
“Në orën 15:50 policia është njoftuar për një aksident të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do të kemi të dhëna të përditësuara lidhur me këtë aksident”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




