Ka ndodhur

Autobusi përplas për vdekje 72-vjeçarin me biçikletë në aksin Milot-Rrëshen

Gazeta Si – Një 72-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Milot-Rrëshen, Rruga e Kombit.

Policia tha se viktima po lëvizte me biçikletë, kur në afërsi të Rubikut, kur u përplas nga një autobus me targa të Kosovës.

Viktima është 72-vjeçari me iniciale N.P. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”, autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik. Si pasojë e përplasjes, shtetasi N. P. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë