Ka ndodhur

Autobusi i linjës Tiranë-Skrapar shpërthen në flakë, shpëtojnë pasagjerët

Gazeta Si – Panik nga zjarri për pasagjerët e një autobusi ndërqytetas. Autobusi është përfshirë nga flakët sot pasdite, pranë rrethrrotullimit të fshatit Savër në Lushnjë.

Dyshimet janë se zjarri ka shpërthyer për shkak të një shkëndije elektrike në autobusin, që mësohet se bënte linjën Tiranë-Skrapar. Për fat të mirë, të gjithë pasagjerët kanë dalë nga mjeti pa pësuar dëme, pasi shoferi u ka kërkuar që të zbresin me shpejtësi.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A.T.

Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë