Ekspozite

Autoportreti i Vincent Van Gogh është krijuar nga ai apo jo?

Pas disa dekadash dyshimi nga artistët dhe kritikuesit e pikturave, një autoportret i Vincent van Gogh është vërtetuar që është krijuar nga ai.

Portreti i artistit që është krijuar në vitin 1889 dhe që nga viti 1910 ndodhet në koleksionin kombëtar të Norvegjisë që nga viti 1910, por vërtetësia e kësaj pikture ishte dyshuar prej vitesh. Ndërsa të hënën e kaluar Muzeu Van Gogh në Amsterdam njoftoi se kjo vepër ishte pa dyshim e artistit të madh.

Në këtë portret artisti duket i pajetë dhe në imazh mbizotëron një ton ngjyrash i zymtë mes të gjelbrës dhe kafes.

Një tjetë pikturë e Van Gogh

Ekspertët në muze treguan se për portret përshkruhet një njeri me probleme mendore dhe shikimi i tij i ndrojtur në anë, është lehtësisht i dallueshëm dhe shpesh gjendet tek pacientët që vuajnë nga depresioni ose psikoza të tjera mendore.

Në maj të vitit 1889 Van Gogh shkoi  në një azil të vogël në Saint-Remy, një provincë e Francës dhe u diagnostikua me probleme të mëdha mendore. Piktura lidhet edhe me një letër që artist i ka shkruar vëllai të tij Theo, dy muaj pasi shkoi në azil, ku shpjegonte se ishte përpjekur të bënte një portret kur kuptoi se ishte sëmurë.

Louis van Tilborg, një studiues i vjetër në muze dhe profesor i historisë së artit në Universitetin e Amsterdamit, tha që Van Gogh ishte i frikësuar të pranonte se gjendja e tij ishte e ngjashme me banorët e tjerë në azil.

“Ai me siguri e pikturoi këtë portret, që në një farë mënyre të shihte veten vazhdimisht si ishte. Ai me siguri ka qëndruar para pasqyrës kur ka pikturuar portretin sepse ishte kthyer në një person që nuk dëshironte të ishte. Kjo është pjesë e asaj që e bën pikturën kaq të jashtëzakonshme dhe madje terapeutike. Është puna e vetme që ai bëri gjatë kohës që vuante nga shëndeti mendor,” shton Tilborg.

Louis Van Tilborg, profesor i historisë së artit në Universitetin e Amsterdamit

Muzeu Nacional i Oslos e bleu pikturën duke bërë që autoportreti i Van Gogh të ishte një nga veprat e para në koleksionin e veprave publike, por për shkak të synimeve të vazhdueshme dhe një origjine të paplotë dhe pyetjet e vazhdueshme për përdorimin e ngjyrave, disa ekspertë sugjeruan që piktura të shkonte në Muzeun Van Gogh, për t’u analizuar çdo pjesë e saj në vitin 2014 dhe rezultatet treguan që kjo është një vepër e një piktori me sëmundje mendore.

Dyshhmet për vërtetësinë e pikturës ishin shprehur më parë sepse Van Gogh kishte përdorur një thikë të vogël në paletë duke rrafshuar një pjesë të pikturës, gjë që mendohet të jetë e pazakontë për stilin e tij.

Sipas Tilborg nuk është e vërtetë sepse ai e ka përdorur këtë stil edhe në piktura të tjera, për t'i dhënë më shumë gjallëri shpërfaqjes, por këtë herë është e çuditshme që ai e ka përdorur këtë herë atë në fytyrë. Van Tilborgh beson se artisti po përpiqej të largonte me dashje jetën nga portreti dhe kjo reflektonte gjendjen e tij mendore.

Në 22 gusht të vitit 1889 Van Gogh shkroi se ishte “i shqetësuar” por ndjehesh i aftë për të pikturuar përsëri. Van Gogh vdiq brenda një viti kur ishte në moshën 37 vjeçare pasi qëlloi veten. Piktura është në ekspozitë në Muzeun Van Gogh dhe do të jetë pjesë e një ekspozite të përkohshme, të titulluar “Në foto”, deri në 21 shkurt. Pastaj do të kthehet në Oslo për t'u shfaqur si pjesë e koleksionit të përhershëm të muzeut Nacional kur hapet një ndërtesë e re në pranverën e vitit 2021./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë