Bota

Austria prej të hënës hyn në izolim, nga 1 shkurti vaksina bëhet e detyrueshme

Kancelari austriak, Alexander Schallenberg, njoftoi një bllokim të përgjithshëm në vend nga e hëna që vjen. Ky lockdown do të zgjasë 20 ditë dhe më pas do të vazhdojë për të pavaksinuarit.

Schallenberg shtoi se nga 1 shkurti vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm.

“Me gjithë përpjekjet prej muajsh, nuk kemi arritur të vaksinojnë sa duhet njerëz”, është shprehur kancelari. “Ka shumë forca politike që janë kundër nesh”, shtoi ai, duke folur për një “sulm ndaj sistemit shëndetësor”.

Nga ana e tij, Guvernatori Gunther Platter, i cili aktualisht kryeson konferencën e guvernatorëve austriakë, theksoi rëndësinë që qeveria dhe Laender kanë tani “për të lëvizin në të njëjtin drejtim”. “Vetëm së bashku mund ta shmangim valën e pestë”, shtoi ai.

Rikthimi i maskave është bërë ​​i detyrueshëm në shkollat ​​austriake. Megjithatë, fëmijët do të mund të qëndrojnë në shtëpi edhe pa certifikatë mjekësore dhe do të marrin “paketa studimore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë