Nga Gazeta 'Si'-Austria koleksionoi trepikëshin e parë në Grupin D, teksa mposhtën 1-3 Poloninë.
Në Olympiastadion të Berlinit, austriakët kaluan të parët në avantazh me anë të Trauner që shënoi në minutën e nëntë. Megjithatë, polakët gjetën forca dhe barazuan pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Piatek.
Në fraksionin e dytë, Austria u shfaq më kërkuese dhe u shpërblye në të 66-tën me Baumgartner që goditi bukur në hyrje të zonës. 12-minuta më pas, Austria realizoi edhe golin e tretë dhe të sigurisë teksa Arnautovic mposhti nga pika e bardhë portierin Shezni.
Kështu, pas ndeshjes së dytë në Grupin D, Austria ngjitet në kuotën e tre pikëve dhe në ndeshjen e fundit do të përballen me Holandën. Nga ana tjetër, Polonia mbetet në kuotën e zero pikëve dhe me ndeshjen e fundit që e luajnë me Francën, mund të konsiderohen si me një “këmbë jashtë” Europianit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.