Lojëra me Dore

Australian Open/ Rafael Nadal dhe Naomi Osaka rikthehen dhe debutojnë me fitore

Rikthim i suksesshëm dhe një debutim mjaft pozitiv në “Australian Open” për Rafael Nadal. Spanjolli ka mundur me lehtësi amerikanin Markos Giron, me rezultatin 6-1, 6-4 dhe 6-2. Numri 5 në botë kalon kështu në turin e dytë, siç kanë bërë edhe Hubert Hurkaz dhe Karlos Alkaraz.

Një eliminim i papritur është ai i numrit 12 në renditjen e ATP, Kameron Norri, i cili u mund nga Sebastian Korda me rezultatin e pastër 6-33, 6-0 dhe 6-4. Amerikani do të ndeshet në turin tjetër me Moutet, i cili fitoi pas 4 setesh (3-6, 6-3, 6-4, 6-3) derbin francez me Puile.

Asnjë problem për Hubert Hurkaz dhe Karlos Alkaraz. Polaku mundi 6-2, 7-6, 6-7 dhe 6-3 bjellorusin Egor Gerasimov dhe tani sfidon Manarinon, që kaloi pas 5 setesh ndaj Dakuorth. Alkaraz triumfoi kilenin Tabilo me rezultatin 6-2, 6-2 dhe 6-3). Spanjolli do të ndeshet në turin tjetër me serbin Dushan Lajoviç, që eliminoi hungarezin Marton Fuksoviks.

Naomi Osaka gjatë ndeshjes. Gazeta Si, 17 janar 2022

Debutim pozitiv edhe për Naomi Osakën. Japonezja, numri 14 në klasifikimin botëror, mundi kolumbianen Maria Kamila Osorio Serrano me një 6-3 të dyfishtë në pak më shumë se një orë lojë. Osaka, që rikthehet në një turne madhor, do të ndeshet në turin e dytë me Medison Brengëll. Tereza Martinkova kaloi me dy sete amerikanen Loren Devis. Është kualifikuar edhe Sakari, grekja që mposhti 6-4, 7-6 gjermanen Maria. Kanë kaluar më tej edhe Viktoria Azarenka dhe Elina Svitolina.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë