Turneu do të zhvillohet nga sot deri në 26 Janar me Emma Raducanu-n, Jack Draper dhe Novak Djokovic në aksion. “Australian Open” në Melbourne është i pari Grand Slam i seoznit dhe Jannik Sinner me Aryna Sabalenka-n do të provojnë të mbrojnë titullin e fituar një vit më parë. Andy Murray kthehet në Melbourne – tani në një rol të ri, anëtar i stafit teknik të Novak Djokovic.
104 lojtarë të klasifikuar futen direkt në short përkrah 8 tenistëve që marrin pjesë më ftesë dhe 16 të kualifikuarve. Vendi i zhvillimit të “Australian Open” prej vitit 1988 është “Melbourne Park” në Melbourne. Aty janë 3 fusha, “Rod Laver Arena” (i dyti impiant i mbyllur në Australi me një kapacitet prej 15000 vendesh), “John Cain Arena” (me kapacitet: 10500 vende) dhe “Margaret Court Arena” (me kapacitet 7500 vende).
Sinner dhe Alacaraz që fituan 4 turnetë Slam një vit më parë, u shortuan në krahë të ndryshëm, çka mund ti vërë përballë vetëm në finale. Ndërkohë në krahun e Alcaraz është Novak Djokovic që nëse I fiton të gjitha ndeshjet, mund të përballet në ¼ finale me spanjollin. Turneu zhvillohet çdo ditë sipas këtij kalendari në konkurimin tek:
12-14 Janar: Raundi i parë (Femra & Meshkuj)
15-16 Janar: Raundi i dytë (Femra & Meshkuj)
17-18 Janar: Raundi i tretë (Femra & Meshkuj)
19-20 Janar: Raundi i katërt (Femra & Meshkuj)
21-22 Janar: ¼ finale (Femra & Meshkuj)
23 Janar: ½ finale Femra
24 Janar: ½ finale Meshkuj
25 Janar: Finale Femra
26 Janar: Finale Meshkuj
“Australian Open 2025”, çift:
14-26 Janar: (Femra & Meshkuj)
16-25 Janar: Çift i përzierë
21-25 Janar: Eventet e sportistëve në karrike
18-27 Janar: Eventi i të rinjve
10 vendet e para për femra:
1. Aryna Sabalenka
2. Iga Swiatek (POL)
3. Coco Gauff (USA)
4. Jasmine Paolini (ITA)
5. Qinwen Zheng (CHN)
6. Elena Rybakina (KAZ)
7. Jessica Pegula (USA)
8. Emma Navarro (USA)
9. Daria Kasatkina
10. Danielle Collins (USA)
10 vendet e para për meshkuj:
1. Jannik Sinner (ITA)
2. Alexander Zverev (GER)
3. Carlos Alcaraz (ESP)
4. Taylor Fritz (USA)
5. Daniil Medvedev
6. Casper Ruud (NOR)
7. Novak Djokovic (SRB)
8. Alex de Minaur (AUS)
9. Andrey Rublev
10. Grigor Dimitrov (BUL)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.