Danil Medvedev ka përmbushur parashikimet dhe është kualifikuar për në çerekfinale të Australian Open. Tenisti rus ka mundur pas 4 setesh Maksim Kresi, 6-2, 7-6, 6-7 dhe 7-5. Setin e parë Medvedev e fitoi me lehtësi, pasi nuk humbi kurrë në shërbim.
Më pas ndeshja u bë më e vështirë dhe shumë e luftuar. Pati edhe momente, kur Medvedev vuajti, duke humbur 8 topa “break”. Megjithatë, në fund ia doli të kualifikohet dhe në çerekfinale do të ndeshet me Feliks Auger-Aliasime. Kanadezi eliminoi pas 4 setesh kroatin Marin Çiliç.

Një eliminim i bujshëm vjen te femrat, ku Simona Halep, ish-numri 1 në botë, është mundur nga francezja Alize Kornet, numri 61 në renditjen botërore. Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-4, 3-6, 6-4 dhe Halep i jep lamtumirën kështu turneut australian.
Në çerekfinale Kornet do të përballet me Daniele Rose Kolins, amerikanen që eliminoi Eliste Mertens me përmbysje. Tenistja belge fitoi setin e parë 6-4, por humbi dy setet e tjera 6-4 dhe kështu në çerekfinale ka kaluar Kolins.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



