Pas arkivimit të çështjes “Novak Gjokoviç”, në “Australian Open” ka nisur spektakli në tapet, falë Nik Kirgios. Tenisti australian ka fituar ndeshjen e turit të parë ndaj britanikut Liam Broadi.
Kirgios ka entuziazmuar publikun e “Melbourne Park” me disa numra të tij në lojë, si dhe me sjelljen e tij të zakonshme. “Bad boy” ka fituar një pikë me një shërbim poshtë këmbëve dhe ka festuar si Kristiano Ronaldo, duke imituar portugezin me të famshmen “Siuuu”. Sapo ka përfunduar ndeshje, ai ka pirë edhe një birrë, që ia ofroi një tifoz.

Kanë kaluar pa probleme në turin tjetër të turneut Medvedev dhe Shvartzman, kurse Rud është detyruar të tërhiqet pa zbritur në fushë. Turneu australian po përjeton emocionet e munguara, pavarësisht mungesës së numrit 1 në botë, Gjokoviç. Në “Australian Open” janë rikthyer dy emra të njohur të tenisit botëror, Rafael Nadal dhe Naomi Osaka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



