Shteti i Viktorias ka hedhur poshtë hipetezën e kryeministrit për të dhënë një leje speciale për lojtarët e pavaksinuar, kështu që Novak Gjokoviç rrezikon të mungojë në këtë turne të rëndësishëm.
Duket një “mundje dore” situata për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin për të marrë pjesë në “Australian Open”, që zhvillohet në janar. “Lojtarët e paimunizuar nuk do të kenë një leje speciale për të marrë pjesë në turne”, – ka thënë guvernatori i shtetit të Viktorias, Daniel Andrews.
Nëse mbetet në fuqi ky version, kampioni në fuqi Novak Gjokoviç, i cili nuk ka dashur kurrë ta thotë nëse është i vaksinuar apo jo, mund të përjashtohet nga turneu. Kryeministri Australian, Scott Morrison, kishte thënë se lojtarët e pavaksinuar do të autorizoheshin të hynin në vend, nëse do të merrnin një leje speciale nga shteti që e organizon turneun.
Por Andrews e ka përjashtuar këtë mundësi: “Kemi bllokuar personat e pavaksinuar jashtë pabeve, kafeneve, restoranteve, nga “Melbourne Cricket Ground” dhe çdo eventi tjetër. Nuk bëjmë përjashtime, kështu që problemi është substancialisht i zgjidhur”. Qeveria federale australiane kontrollon kufijtë e vendit, por gjatë pandemisë disa shtete të caktuara kanë ngritur strukturat e tyre të karantinës dhe kanë imponuar vaksinimin, duke e bërë disi të paqartë se kush e thotë fjalën e fundit për rregullat e Australian Open.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




