Ashlei Barti është finalistja e parë e Australian Open, që ka hyrë tashmë në fazën më interesante të tij. Ajo ka mundur pa shumë vështirësi amerikanen Medison Kejs pas dy setesh, 6-1 dhe 6-3.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e turneut australian për femra ka zgjatur vetëm 1 orë e 2 minuta. Tenistja amerikane është dorëzuar përballë furisë së Bartit, e cila tashmë pret e qetë të mësojë kundërshtaren e finales, ku shihet si favorite.
Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen amerikanja Daniel Kolins dhe polakja Iga Shviatek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



