Një raport i ri tregon se Australia është në rrugën e duhur për t’u bërë vendi i parë që do të eliminojë kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2035.
Raporti nga Qendra për Ekselencë në Kërkime në Kontrollin e Kancerit të Qafës së Mitrës konfirmon se shkalla e kancerit të qafës së mitrës tek gratë australiane vazhdon të bjerë.
Në vitin 2021, shkalla kombëtare e kancerit të qafës së mitrës ra në 6.3 për 100,000, krahasuar me 6.6 për 100,000 në vitin 2020. Për herë të parë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1982, nuk pati raste të kancerit të qafës së mitrës të diagnostikuara tek gratë nën 25 vjeç në vitin 2021.
Shkalla e mbijetesës po përmirësohet gjithashtu. Shkalla e mbijetesës pesëvjecare u rrit në 76.8 për qind në vitet 2017-2021, krahasuar me 73 për qind në vitet 2012-2016.
Megjithatë, shkalla e vaksinimit HPV dhe pjesëmarrja në kontrollet e qafës së mitrës kanë rënë pak nga vitet e kaluara, duke treguar se duhet bërë më shumë punë.
Australia po ndihmon gjithashtu edhe vendet e tjera me kontrollin e kancerit të qafës së mitrës. Partneriteti i Eliminimit në Indo-Paqësor për Kancerin e Qafës së Mitrës (EPICC), i mbështetur nga Qeveria Australiane dhe Fondacioni Minderoo, përdor ekspertizën australiane për të ndihmuar vendet e tjera të parandalojnë dhe trajtojnë kancerin e qafës së mitrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



