Nga Gazeta ‘Si’- “Australia po diskuton të shpallë terrorist global George Sorosin dhe këtë lajm e jep në Twitter-in e tij presidenti Donald Trump”.
Kështu u shpreh kreu i Partisë demokratike Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar duke përshëndetur këtë vendim. Sipas Berishës në 40 vitet e fundit, Soros ka kryer krime monstruoze dhe duhet të ishte në Hagë.
“Duke përshëndetur me shumë mirënjohje këtë veprim të Australisë, uroj të finalizohet me sukses sepse në bindjen time më të thellë, ky person në 40 vitet e fundit ka kryer krime monstruoze kundër njerëzimit me kombet Tajlandë, Indonezi, me italianët, britanikët. Tjetër punë se janë goditur të varfrit dhe të pasurit nuk e kanë pasur kaq problem.
Se ai duhet të ishte me kohë në Hagë. Sidoqoftë, nisma e një vendi që shkëlqen për demokracinë, siç është Australia, shkëlqen për shtetin ligjor është një nismë që e përshëndesim plotësisht si një nismë shumë të rëndësishme”, u shpreh Berisha.
Në një postim të publikuar në ‘X’, në një faqe jozyrtare në emrin e presidentit Donald Trump shkruhet se Australia mund ta shpallë George Soros një terrorist global.
🚨BREAKING NEWS: Australia might declare George Soros a global terror*st.
— Donald J. Trump News (@realTrumpNewsX) December 2, 2024
Do you Agree ?
A. YES
B. NO pic.twitter.com/325GPPu6jc
Publikimi është në formën e një pyetësori ku të gjithë ndjekësit e tij kanë mundësi të votojnë dhe japin mendimet e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




