Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Australian Anthony Albanese siguroi fitoren për një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare të vendit që u mbajtën këtë të shtunë, sipas asaj që treguan projeksionet finale.
Rezultatet tregojnë se Partia Laburiste e Albanese ka përfituar nga lëkundja e ditëve të fundit tek votuesit në mbarë vendin duke triumfuar mbi rivalët e Partisë Liberal Nacionale të udhëhequr nga Peter Dutton.
Kostot e larta të jetesës, përkeqësimi i sistemit shëndetësor, rritja e kostove të strehimit dhe presidenca e paparashikueshme e presidentit Amerikan Donald Trump ishin ndër çështjet kryesore që shqetësuan popullin Australian përgjatë fushatës zgjedhore.
Ndërsa numërimi I votave vijon, mediat Australiane shkruajnë se Albanese mund të ketë nevojë për një qeveri koalicioni për të formuar shumicën qevevrisësve e cila kërkon 76 deputetë në parlament.
Të gjelbërtit dhe një sere kandidatësh të pavarur mund të luajnë një rol vendimtar në përbërjen përfundimitare të qeverisë.
Në zgjedhjet e vitit 2022 ku Albanese mori mandatin e parë të tij qeverisës duke u bërë kryeministri i 32 i Australisë votat u ndalë pothuajse nv mënyrë të barabartë mes Partisë Labursite dhe Liberal Nacionalistëve.
Një e treta e votave shkoi për kandiatët e pavarur dhe partite e vogla. Analistët politik thonë se ky skenar mund të përsëritet edhe këtë të shtunë me Anthony Albanesen i cili fiton zgjedhjet me një diferencë të ngushtë ndaj rivalit të tij polik Peter Duton dhe në fund do të ketë nevojë për një qeveri koalicioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.