Bota

Australi, helikopteri rrëzohet në çatinë e një hoteli. Humb jetën piloti, evakuohen 400 të ftuar

Gazeta Si – Në Australi, një helikopter u rrëzua në çatinë e një hoteli luksoz në qytetin verior të Cairns, duke vrarë pilotin dhe duke shkaktuar një zjarr që çoi në një evakuim masiv: 400 persona të përfshirë.

Një nga pjesët e mjetit ra në pishinën e hotelit, një tjetër në sheshin përballë strukturës, siç raportuan shërbimet lokale të emergjencës, duke shtuar se dy të plagosur u transportuan në spital në gjendje të qëndrueshme dhe më pas u larguan.

Kur u përplas në çatinë e hotelit, flakët e përfshinë menjëherë avionin. Të ftuarit “duken të shtangur” gjatë evakuimit, komentuan ekipet e shpëtim-kërkimit.

Piloti, pasagjeri i vetëm i avionit, u gjet dhe deklarua i vdekur: po zhvillohen hetime mjeko-ligjore për identifikimin zyrtar të tij”, sqarojnë autoritetet australiane në një njoftim për shtyp, ku saktësohet se fluturimi nuk ishte i “autorizuar”.

Për momentin, vetë autoritetet nuk konfirmojnë identitetin e pilotit, arsyen e fluturimit dhe mënyrën sesi helikopteri turistik arriti të ngrihej nga aeroporti i Cairns.

Ushtruesi i detyrës së shefit të shërbimit policor të Queensland, Shane Holmes, shtoi se nuk dihej nëse personi në bordin e helikopterit kishte një licencë piloti apo punonte për kompaninë që zotëronte helikopterin, Nautilus.

“Nuk ka asnjë kërcënim të mëtejshëm për komunitetin dhe ne besojmë se ky është një incident i izoluar”, theksoi Holmes.

Nautilus Aviation, tha se tha se fluturimi ishte “i paautorizuar”, por nuk dha detaje të mëtejshme. Dy të plagosurit, një çift që po qëndronin në pronë, u shtruan në spital si të asfiksuar dhe më vonë u larguan.

Një tjetër helikë ka rënë në sheshin para pallatit, por sipas policisë asnjë nga personat në tokë nuk është lënduar.

Qindra të ftuar u evakuuan nga hoteli pas incidentit, i cili ndodhi në mes të natës, rreth orës 1:50 të mëngjesit me orën lokale.

Dëshmitarët thanë për lajmet lokale se “dukej sikur kishte shpërthyer një bombë”. Tymi dhe flakët u ngritën nga çatia e hotelit, i cili mbetet i izoluar.

Qyteti bregdetar i Cairns, i vendosur në verilindje të shtetit australian të Queensland, ka 150 mijë banorë dhe është një destinacion popullor turistik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë