Augsburgu, një ekip i dorës së dytë në Gjermani, i ka befeasuar në këtë fillim të 2022-shit, pasi ka blerë talentin amerikan Rikardo Pepi, 18-vjeçarin e kërkuar edhe nga Real Madridi dhe Bajern Mynih, që janë dy nga klubet më të mëdha në botë.
Sulmuesi i blerë nga Dallasi ka kushtuar 13 milionë euro, një shifër e konsiderueshme kjo për një 18-vjeçar. Ai është prezantuar sot me klubin e ri. Rikardo Pepi ka zgjedhur Augsburgun për faktin e thjeshtë se dëshiron të luajë menjëherë, ndërsa për klubet e mëdha ka kohë.

Për klubin e vogël bavarez, 13 milionët e shpenzuara për futbollistin amerikan shënojnë një rekord. Më parë ishin shpenzuar maksimumi deri në 6.5 milionë euro nga Augsburgu dhe konkretisht për Hintereger. Një investim i rëndësishëm, nga i cili Augsburgu me siguri do të përfitojë shumë në të ardhmen, duke llogaritur që bëhet fjalë për një talent të madh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




