Gazeta Si – “Sauber Group ka kënaqësinë të njoftojë se, sipas planeve të rakorduara në tetor të vitit të kaluar, Audi ka blerë një kuotë për të marrë pjesë te Sauber Group, duke nisur nga muaji janar.
Bëhet fjalë për një gur të rëndësishëm themeli drejt hyrjes së Audi në Formula 1, e planifikuar për 2026-ën, ku Sauber Group do të jetë partner strategjik i markës gjermane”, – shkruhet në njoftimin e kompanisë zvicerane.

Përveç një guri themeli për hyrjen në skenë të markës me 4 rrathë, bëhet fjalë edhe për një ratifikim të akordit të arritur vjeshtën e kaluar mes palëve. Teknikisht, blerja e kuotave ka ndodhur sapo ka nisur viti. Operacioni që do ta çojë Audi Sport gradualisht te Sauber Group (deri sa të arrijë maxhorancën e kuotave dhe kontrollin e kompanisë) do të kompletohet pas tre vitesh.
Prova gjenerale këto për të ardhmen e Sauber Group, që po përgatitet ta përballojë sezonin me pilotët e konfirmuar Valteri Botas dhe Guanyu Zhou. Skuadra zvicerane ka plotësuar vendin e lënë bosh nga Frederik Vaseur, i cili kaloi te Ferrari, duke afruar Andreas Seidl. Administrator do të jetë italiani Alesandro Aluni Bravi. Makinat e reja do të prezantohen të martën e 7 shkurtit në Zyrih.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




